Fillimisht media lokale e pastaj vet klubi i Lazios ka konfirmuar lajmin tragjik për vdekjen e futbollistit 19 vjeçar, Daniele Guerini, transmeton VAR Kosova.
Guerini, i cili ishte pjesë e skuadërs U19 të Lazios, ka pësuar një aksident trafiku në Romë.
Klubi ka shprehur ngushëllime familjes së lojtarit dhe të gjithë fansave të tij.
Kujtojmë që lojtarët e skuadërs se parë të Lazios gjendën me kombëtaret e tyre, teksa janë duke u zhvilluar kualifikimet për Kampionatin Botëror “Katari 2022”.