Tifozët e skuadrës së super ligës së Suedisë, AIK, kanë ironizuar me vendimin e qeverisë që në stadiume të mos ketë shikues por që qendrat tregtare të lejohen të punojnë. Ata kanë shkuar në një qendër tregtare afër stadiumit dhe e kanë mbushur atë me rekuizita sportive për të ironizuar me këtë absurditet siç e kanë quajtur ata.