Futbollisti i Kosovës, Mërgim Vojvoda e shënoi mbrëmë golin e parë në fanellën e Torinos.

Mbrojtësi drenicas shënoi në fitoren 1:0 ndaj Torinos, për t’ia mbajtur gjallë shpresat skuadrës së tij për mbijetesë.

Tashmë ka ardhur reagimi i parë i Vojvodës në rrjetet sociale pas ndeshjes së djeshme.

Ai është shprehur tejet i lumtur me këtë gol.

“Çfarë kënaqësie ta shënoj golin e parë për skuadrën. Le të vazhdojmë kështu”, ka shkruar Vojvoda.