Alexander Zverev i ka sjellë Gjermanisë medaljen e katërt të artë në Lojërat Olimpike ‘’Tokio 2020’’.

Tenisti gjerman mposhti në finalen rusin Karen Khachanov.

Zverev ishte dominues gjatë gjithë sfidës, duke triumfuar 2:0 në sete (6:3 6:1).

Khachanov u kënaq vetëm me medaljen e argjendtë, ndërsa medalja e bronztë u fitua nga Carreno-Busta i cili mposhti Gjokoviqin e Serbisë.