Përfaqësuesi i Kosovës, Edon Zhegrova e shënoi golin e parë të sezonit në ligën elitare zvicerane dhe i dhuroi edhe dy asiste në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Sionit.
Pas ndeshjes, 22-vjeçari shkroi në Instagram: “Çfarë ndeshje madhështore sot”. Ai e postoi një video të golit të vet.
Pas paraqitjes fantastike, Zhegrova nga SofaScore u vlerësua me notën maksimale, 10.




























