Ramiz Brahimaj është një prej shqiptarëve që merret me sportin e MMA dhe së fundmi ka fituar duelin e tij të parë në UFC, kundër Sasha Palatnikov.
28-vjeçari nga Kosova kishte hyrë në hekzagon me ide të qarta dhe e ka mbyllur ndeshjen që në raundin e parë.
Kapja që i bëri kundërshtarit rezultoi efikase, pasi Palatnikov mbeti pa frymë dhe gjyqtari i ndeshjes e ndali ndeshjen.




























