
Stephan El Shaarawy pritet të zëvendësojë Lorenzo Pellegrinin e pezulluar në derbin e Romës kundër Lazios, ndërsa Maurizio Sarri do të shikojë tek Ciro Immobile, Pedro dhe Felipe Anderson si titullarë në këtë ballafaqim shumë të vlefshëm.
Derbi i Romës zhvillohet në stadiumin “Olimpico” në orën 18.00.
Kapiteni i Romës, Lorenzo Pellegrini mori karton të kuq kundër Udineses në fillim të kësaj jave, kështu që ai është pezulluar për ndeshjen e madhe kundër Lazios.
Jose Mourinho duhet të zëvendësojë italianin me El Shaarawyn. Chris Smalling mund të fulet në stol me Gianluca Mancinin dhe Roger Ibanez në qendër të mbrojtjes.
Maurizio Sarri nuk do të bëjë ndryshime në skuadrën e tij, duke zgjedhur tridonin e zakonshëm sulmues me Ciro Immobile, Pedro dhe Felipe Anderson. Vedat Muriqi pritet të jetë në bankën rezervë.
Lucas Leiva nuk është plotësisht në formë, kështu që Sarri po mendon të fillojë me Danilo Cataldin në mesfushë.
Ja formacionet e mundshme:
Lazio: Reina; Lazzari, Luiz Felipe, Acerbi, Hysaj; Milinkovic, Leiva, Luis Alberto; Pedro, Immobile, Felipe Anderson.
Roma: Rui Patricio; Karsdorp, Mancini, Ibanez, Vina; Cristante, Veretout; Zaniolo, Mkhitaryan, El Shaaraëy; Abraham.



























