Toni Domgjoni është prurja më e re e Përfaqësueses së Kosovës për ndeshjet e muajit tetor.

Dardanët do t’i zhvillojnë dy sfida në këtë muaj, ku fillimisht më 9 tetor luajnë në udhëtim te Suedia e tri ditë më pas presin Gjeorgjinë.

23-vjeçari është në listën e trajnerit Bernard Challandes për këto dy takime, por ai ende nuk ka marrë leje nga FIFA për të luajtur me Dardanët.

Edhe vet FFK ka njoftuar se Domgjoni është në pritje të kompletimit të dokumentacionit dhe lejes nga FIFA për të luajtur me Kosovën.

Mesfushori i talentuar tanimë ka aplikuar për pasaportën e Kosovës në Ambasadën tonë në Holandë.

Ka qenë faqja zyrtare e Konsullatës së Kosovës në shtetin holandez që ka publikuar disa foto nga aplikimi i Domgjonit për pasaportë.

Image
Image