Vasha e artë e Kosovës, Majlinda Kelmendi ka zbuluar shumëçka mes lotëve e emocioneve në intervistën e fundit për ‘europeanjudo’.
Ajo zbuloi gjërë e gjatë me çka është përballur para këtyre Lojërave, derisa ka thënë se lëndimet e vazhdueshme ia kanë humbur dëshirën për sportin e xhudos.
Kelemendi madje zbuloi, në një pikë zbulon se para këtyre Lojërave i kishte dërguar një mesazh trajnerit, Driton Kuka, të cilit i kishte thënë se dëshiron të largohet nga sporti dhe se nuk ka më dashuri për xhudon.
”Të jesh më e mira në botë për kaq shumë vite, ishte e vështirë për mua. Shkova në Tokio dhe objektivi im kryesorë ishte të shkoja në finale.
”U stërvita mirë dhe isha mirë mentalisht, deri në ditën kur u desh të garoja.
”Pas humbjes, u ndjeva se gjithçka u shkatërrua,” thotë ajo para se të shpërthejë në lot.
”Tash veç mundohem të mos mendoj për këtë, sepse nuk kam përgjigje. Ishte dita më e keqe e jetës time.”
Ja videoja për më shumë:





























