UEFA dhe CONMEBOL kanë arritur marrëveshje për datën dhe vendin se kur do të zhvillohet përballja mes Italisë dhe Argjentinës.
Fituesi i Kupës së Amerikës dhe “Euro 2020” do përballen me 1 qershor 2022.
Këtë e konfirmoi UEFA përmes një komunikate zyrtare duke bërë të ditur se do zhvillohet në Londër me 1 qershor 2022.
“Fituesi i UEFA Euro 2020 dhe Kupës së Amerikës 2021 do luajnë në Londër me 1 qershor 2022”, shkroi UEFA.
Ndërkohë, është raportuar gjithashtu që fituesi i Evropianit dhe Amerikës do vazhdojnë të përballen deri në vitin 2028.





























