Sot e ka ditëlindjen judistja më e mirë në botë, Majlinda Kelmendi.
Trajneri i saj, Driton Kuka, ka bërë një urim special për kampionen nga Peja.
Në profilin e tij në Faceook, Kuka ka shkruar se Majlinda është kryevepra e punës së tij.
“Urime ditëlindja Majlinda. Njeriu në jetë lind dhe jeton për të krijuar! Për të lënë gjurmë për veten, familjen, kombin…Kryevepra e punës time – Majlinda” , ka shkruar Kuka.