Zinedine Zidane është lidhur sërish me skuadrën e Paris Saint-Germainit.
Mediat franceze kanë bërë të ditur se ish-trajneri i Real Madridi mund ta marrë drejtimin e parisienëve në fund të këtij edicioni.
Drejtuesit e klubit francez, pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, thuhet se kanë vendosur që në fund të sezonit ta largojnë trajnerin Maurico Pochettino.
Krerët e klubit do të nisin bisedimet me Zidanen, për ta bindur ta marrë drejtimin e skuadrës.
Zidane është i papunë që prej largimit nga Real Madridi në vitin 2021.





























