Lille ka bërë një gjest goxha human.
Ekipi francez ka nxjerr në shitje fanellat që futbollistët i kanë veshur në ndeshjen e fundit kundër St Etienne.
Kjo iniciativë u bë për të ndihmuar refugjatët ukrainas.
Kështu bëri të ditur Lille nëpërmjet një njoftimi.
E fanella e futbollistit të Kosovës Edon Zhegrova, kushton 225 euro.
Ankandi do të jetë i hapur deri më 19 mars dhe synon për të mbledhur sa më shumë fonde.






























