Fitorja ndaj Italisë ka rritur shumë besimin te Maqedonia e Veriut. Te Maqedonia e Veriut tani vlerësojnë se do ta mposhtin edhe Portugalinë dhe do të kualifikohen në Botëror.

Ndeshja Portugali – Maqedoni e Veriut zhvillohet më 29 mars në Porto.

“Jam ende i shokuar. Jam tejet i lumtur me fitore dhe besoj në pritje të jashtëzakonshme pas kthimit në Maqedoni të Veriut. A mund ta mposhtim Portugalinë? Po, do të fitojmë. Ne do të bëjmë çdo gjë për të fituar dhe do të realizojmë këtë”, ka thënë kapiteni i Maqedonisë së Veriut, Stefan Ristovski.