Barcelona luan sonte me fillim nga ora 21:00 sfidën ndaj Mallorcas në La Ligën spanjolle, transmeton VAR Kosova.
Pjesë e skuadrës së Mallorcas e cila po lufton për mbijetesë është edhe Vedat Muriqi, i cili sonte do të mungojë për shkak se ka grumbulluar pesë kartonë të verdhë që nga huazimi i tij në janar të këtij viti.
Ndërkohë, skuadra e drejtuar nga Xavi do të luajë me këtë formacion: Ter Stegen, Dani Alves, Pique, Araujo, Alba, Busquets, Gavi, De Jong, Memphis, Aubameyang & Ferran.





























