Manchester City është ndalur nga West Hami, 2:2, në udhëtim.

Në pjesën e parë “Çekanët” i kanë shënuar dy gola ndaj kampionit në fuqi të Anglisë.

Të dy golat për londinezët i realizoi Jarrod Bowen. Ai shënoi në minutën e 24-t dhe të 45-të. Në pjesën e dytë për Cityn shënoi Grealish dhe një autogoll i Coufal. Në fund, Mahrez dështoi nga pika e bardhë.

Ndeshja i takon xhiros së 37-të të elitës së futbollit anglez.

Në javën e fundit City luan ndaj Aston Villas ku një rezultat çfardo tjetër përveç fitores ndaj skuadrës së Gerrard do të mund të i jap titullin Liverpoolit.

Golat e ndeshjes: West Ham – Man City