Rikthimin i Steven Zhang në Milano i dha një përshpejtim të fortë manovrave në merkaton e zikaltërve.Drejtuesit e interit punuan për të përcaktuar në kohën e duhur transaksionet kryesore hyrëse, presidenti u kthye për të vendosur firmat e tij. Ideja është që deri në fundjavë të mbyllen dy transferimet më të mëdha të verës 2022, Lukaku dhe Dybala.

Sot, Marotta dhe Dybala po punojnë fortë që transferimi i belgut dhe argjentinasit të realizohet deri në fundin e kësaj jave.Për Dybala kanë mbetur vetëm disa detaje të vogla, pasi sulmuesi argjentinas është i qartë për transferimin e tij tek Interi.

Lukaku nga ana tjetër, ka bërë gjithçka për të bindur drejtuesit e Chelsea dhe këta të fundit kanë rënë dakort për huazimin e tij, tashmë dy klubet po diskutojnë për shifrat e kontratës