Juventusi do ta shesë gjatë kësaj vere mesfushorin Adrien Rabiot.

“Calciomercato” ka bërë të ditur se është trajneri Massimilano Allegri që ka njoftuar drejtuesit e klubit se nuk llogarit në shërbimet e mesfushorit për edicionin e ri.

“Zonja e Vjetër” është në pritje të ofertave për ta shitur gjatë këtij afati kalimtar francezin.

Klubi italian po kërkon rreth 30 milionë euro dëmshpërblim për 27-vjeçarin.

Për francezin interesim kanë shprehur skuadra nga Premier League.