Haaland iku në drejtim të Manchester City dhe për Dortmund nuk u nevojit shumë kohë për të gjendur zëvendësuesin e tij.
Fabrizio Romano, gazetari i njohur italian, raporton se ka përfunduar marrëveshja mes Dortmundit dhe Ajax-it për transferimin e Sebastian Haller.
Dortmund ka mbushur arkat e Ajax me 35 milionë euro dhe gjithashtu marrëveshja personale është arritur edhe me lojtarin për shifrat e kontratës.
Klubi i verdhë po përgatitt tashmë vizitat mjekësore dhe dokumentat për t’u firmosur.




























