Sulmuesi i Brazilit, Neymar përfundimisht do të largohet nga Paris Saint-Germaini gjatë kësaj vere.

“L’Equipe” ka njoftuar të hënën se braziliani është i pakënaqur me sjelljet e klubit ndaj tij dhe për këtë arsye ka vendosur të largohet.

Te Parisi ka kohë që kanë nxjerrë Neymarin në shitje për shkak se 30-vjeçari nuk bën pjesë në planet e klubit për sezonin e ri.

Neymar ka kontratë me ekipin francez deri në vitin 2025, me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.

Ai iu pat bashkuar Parisit në vitin 2017 nga Barcelona për 222 milionë euro.