Liverpooli është në kërkim të një mesfushori për sezonin e ri.

Trajneri Jurgen Klopp ka kërkuar nga drejtuesit e klubit të monitorojnë situatën e mesfushorit të Real Madridit, Federico Valverde, shkruan “liverpoolecho”.

Uruguaiani është veçuar sezonin e shkuar te madrilenët me paraqitjet e tij.