Futbollisti më i vjetër në botë i është bashkuar një klubi në kategorinë e dytë portugeze vetëm disa javë para ditëlindjes së tij të 56-të.
Sulmuesi veteran japonez Kazuyoshi Miura ka nënshkruar për Oliveirense nga Yokohama FC në formë huazimi deri në fund të sezonit në moshën 55 vjeçare. Miura, i cili është futbollisti profesionist më i vjetër aktiv në botë, e filloi karrierën e tij të lojës në fillim të viteve 1980 dhe mbush 56 vjeç më 26 shkurt.
Përpara ditëlindjes së tij, ai i është bashkuar Oliveirense, skuadër e cila aktualisht është e nënta në kategorinë e dytë në Portugali dhe në pronësi të klubit të tij mëmë Yokohama.
Me t’u bashkuar me Oliveirense, Miura u tha tifozëve të klubit: “Edhe pse ky është një vend i ri për mua, unë do të punoj shumë për t’u treguar të gjithëve stilin e lojës për të cilën jam i njohur.”