Vedat Muriqi pati paraqitje fantastike në fundjavë kundër Villarealit, duke shënuar një gol dhe dhuruar asistim, transmeton VAR Kosova.
Kjo paraqitje është vlerësuar me notën 8.2 nga faqja e statistikave Whoscored, duke bërë që Muriqi të jetë pjesë e formacionit më të mirë të javës në La Liga, karshi emrave të njohur si Ferran Torres, Eric Garcia, Ter Stegen etj.




























