
Ish-kapiteni i skuadrës së Napolit, Paolo Cannavaro, ka folur për qendërmbrojtësin e Kosovës, Amir Rrahmanin.
Rrahmani flet pak në media, por kryen shumë punë në fushën e lojës. Cannavaro sheh ngjashmëri me kapitenin e Kosovës në këtë aspekt.
Ai ka lavdëruar po ashtu paraqitjet e tij.
“E shoh veten te Rrahmani. Ai di si të bëj çdo gjë edhe nëse nuk shkëlqen në ndonjë aspekt. Kam qenë i vetëdijshëm se shembulli më i mirë është puna dhe jo fjalët. Pastaj kur të vijë koha e duhur, kam përdorur edhe fjalët, por gjithmonë me respektin më të madh”, ka thënë Cannavaro për “Legends”, në “Canale 8”.



























