Kosova luan të shtunën sfidën e parë kualifikues për EURO 2024, në udhëtim ndaj Izrealit, transmeton VAR Kosova.

Lojtari më në formë i Izrealit, Liel Abada, pritet të humbas ndeshjen e së shtunës pas një lëndimit të këmbës në stërvitje.

Abada, i cili luan për Celtic në Skoci, ka qenë në formë të shkëlqyer duke shënuar 12 gola dhe 7 asistime.

Abada ka 8 paraqitje për Kombëtaren e Izrealit teksa vlera e lojtarit është 7 milionë euro.

Ndonëse lëndimi nuk është shumë i rëndë, Abada, pritet të mungojë kundër Kosovës./VAR Kosova/