Kombëtarja e Kosovës do të luajë kundër Izrealit sfidën e parë hapëse të kualifikimeve për EURO 2024, transmeton VAR Kosova.
Të gjitha biletat janë shitur në stadiumin Bloomfield në Tel Aviv për sfidën kundër Kosovës, me trajnerin Alon Hazan që është shprehur i lumtur për këtë besim.
“Nuk është aq e lehtë të gëzosh një besim të tillë besimi nga publiku dhe ne me të vërtetë i themi faleminderit secilit prej tyre. Krenaria e madhe. Unë premtoj se do të bëjmë gjithçka , se nuk do të heqim dorë nga asnjë top dhe uroj që këtë herë të festojmë së bashku në fund të lojës. Ky bashkim është burimi ynë më i madh i forcës.’





























