Kombëtarja e Kosovës zhvillon sot ndeshjen e dytë kualifikuese për EURO 2024, transmeton VAR Kosova.

“Dardanët” do të luajnë në stadiumin “Fadil Vokrri” kundër Andorras duke synuar pikët e plota pas barazimi 1-1 në ndeshjen e parë kundër Izrealit.

Kosova konsiderohet si favorite në këtë takim ku çdo rezultat tjetër përveç fitores do të konsiderohej si dështim.

Giresse ka insistuar se Andorra nuk bën të nënçmohet, ndërsa nuk ka dashur të japë informata për formacionin startues, por i njëjti nuk pritet të këtë shumë ndryshime të mëdha nga ndeshja kundër Izrealit.

Megjithatë, trajneri Giresse mund të bëjë disa ndryshime të vogla duke pasur parasysh kundërshtarin dhe impenjimin e bërë në Tel Aviv në ndeshjen e parë.

Në këtë mënyrë, Zeneli, i cili luajti shumë pak në ndeshjen e parë, mund të zëvendësojë Milot Rashicen që shpenzoi shumë energji kundër Izrealit.

Në mbrojtje, Florent Hadërgjonaj mund të nis takimin nga minuta e parë në vend të Mërgim Vojvodës si dhe Valon Berisha mund ta zëvendësojë Bersant Celina në mesfushë.

Formacioni i mundshëm i Kosovës: