Nëse ka një qytet që sot frymëmerr futboll në të katër anët, ai është Milano, ku dy skuadrat e tij, Milani dhe Interi, kërkojnë t’i japin goditjen e parë “armikut” të tyre në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League. “Madonnina” me derbin e saj do ta ketë zemrën ‘të thyer’ si gjithmonë.

Askush nuk e priste t’i shihte “të gjallë” kuqezinjtë apo zikaltrit në këtë pikë të kompeticionit, por realiteti është ai që është dhe vetëm disa hapa të vegjël i ndajnë nga finalja e turneut që do të mbahet këtë vit në stadiumin “Atatürk” të Stambollit.

Precedentët në përplasjet mes dy skuadrave milaneze në Ligën e Kampionëve janë shumë të favorshëm për Milanin, i cili nuk ka humbur kurrë ndaj kundërshtarit zikaltër (dy fitore dhe dy barazime). Hera e parë që ato u takuan ishte në vitin 2003, gjithashtu në gjysmëfinale të Champions League. Milani arriti të kualifikohej falë golit ​​në atë kohë në fushën kundërshtare (0-0, 1-1). Më pas, kuqezinjtë e fituan finalen dhe titullin me  penallti kundër Juventusit.

Dy vite më vonë, më 2005, Milani dhe Interi u takuan sërish në çerekfinale, por kësaj radhe nuk pati ngjyra dhe kuqezinjtë arritën të fitonin 2-0 në “San Siro”, në ndeshjen e parë, me golat e Shevchenko dhe Stam, dhe 1-0 në ndeshjen e dytë me një tjetër gol nga ‘vrasësi’ legjendar ukrainas. Ishte viti i përmbysjes mitike të Liverpool-it të drejtuar nga Benitez, në finalen turke ndaj Milanit, në të cilën kuqezinjtë e mbyllën pjesën e parë 3-0, në fund të kohës së rregullt rezultati ishte barazuar 3-3. Më pas “Reds” fituan me penallti.

Euroderby Milan Inter, Sabatini: 'Per me chi vince alza la Champions  League' | Sky Sport

Që atëherë kanë kaluar shumë ujëra. Për këtë arsye, Milani dhe Interi e dinë se nuk ka kohë për të humbur. Ky derbi nuk ka një favorit të qartë, por nëse do të duhej të anohej nga njëra anë, Interi vjen më në formë dhe si finalist i Kupës së Italisë, pasi mposhti Juventusin në gjysmëfinale, dhe me 4 fitore radhazi në Serie A, në katër ndeshjet e fundit. Kuqezinjtë kanë dy fitore dhe dy barazime në katër ndeshjet e fundit.

Mungesa më shumë se e mundshme e Rafa Leaos, po ashtu do të thotë një pengesë e madhe për Stefano Piolin, i cili nuk do ta dijë deri në minutën e fundit nëse do të jetë në gjendje ta llogarisë sulmuesin portugez, që u dëmtua kundër Lazios, të shtunën e kaluar. Belgu Alexis Saelemaekers synon të jetë zëvendësuesi i tij në formacionin titullar.

Nga ana tjetër, Simone Inzaghi ka në dispozicion të gjithë skuadrën, përveç Milan Skriniar, i dëmtuar prej kohësh. Në dyshim janë Danilo D’Ambrosio dhe Robin Gosens, por, gjithsesi, nuk ishin më pjesë e planeve të trajnerit italian për të startuar.

Ja formacionet e mundshme: Milani (4-3-3): Maignan; Calabria, Kjaer, Tomori, Theo; Tonali, Krunic, Bennacer; Brahim, Giroud, Saelemaekers. Interi (3-5-2): Onana; Darmian, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Calhanoglu o Brozovic, Mkhitaryan, Dimarco; Dzeko, Lautaro. Gjyqtar: Jesús Gil Manzano (Spanjë)