Dy javë pas gjestit simbolik të bërë nga presidenti Joan Laporta në arenën e famshme, kur u shkëput një pjesë e terrenit, filloi prishja reale e disa pjesëve të stadiumit.

Gjatë periudhës së modernizimit, FC Barcelona do të luajë në stadiumin Olimpik të qytetit, në mënyrë që në sezonin 2024-2025 në “Camp Nou” të marrin pjesë 50% e shikuesve dhe një sezon më vonë të përfundojë projekti.

Arena e re do të ketë një kapacitet prej 105.000 vendesh në krahasim me 99.354 aktuale.

Përveç rinovimit të stadiumit “Camp Nou”, FC Barcelona dëshiron të ndërtojë objekte të reja sportive në kuadër të një projekti më të madh, të quajtur “Espai Barca”.

Plani i financimit do të përbëhet nga tre këste obligacionesh, secila prej 500 milionë eurosh, të cilat do të maturohen në 2032, 2045 dhe 2052, sipas një raporti nga agjencia e vlerësimit “Kroll Bond Rating Agency”, e cila jep një perspektivë të qëndrueshme për borxhin e klubeve të futbollit.