Sulmuesi holandez, Quincy Promes, është dënuar me 18 muaj burgim për therje me thikë të kushëririt tij, raporton ESPN, transmeton VAR Kosova.
Ngjarja ka ndodhur në një festë familjare në korrik 2020 dhe sulmuesi i Spartak Moskës u shpall fajtor për sulm nga një gjykatë holandeze.
Avokati i tij thotë se ai do të apelojë, sipas transmetuesit holandez RTL.
Promes, i cili ka luajtur edhe për Sevillan dhe Ajax, jeton në Rusi dhe nuk mori pjesë në seancën gjyqësore.
31-vjeçari u akuzua gjithashtu nga prokurorët holandezë muajin e kaluar për përfshirjen e tij të dyshuar në trafikun e drogës.





























