Klubi anglez, Manchester City thuhet se ka rënë dakord për kushtet e transferimin me Al-Ahli për shitjen e Riyad Mahrez këtë verë.

Legjenda algjeriane ishte cak i klubit nga Superliga e Arabisë Saudite tash e disa kohë, por vetëm tani thuhet se është pranuar oferta e tyre nga City.

Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, Mahrez do të transferohet në klubin saudit për një tarifë prej 35 milionë euro, me bonuse të përfshira.