Një moment mes dy ish bashkëlojtarëve në sfidën e Benficas me Al Nassr është bërë viral në internet, transmeton VAR Kosova.
Benfica mposhti 4-1 Al Nassr në sfidën miqësore parasezonale të zhvilluar në Portugali.
Një moment interesant erdhi në pjesën e parë, ku Di Maria dribloi në një mënyrë të jashtëzakonshme ish bashkëlojtarin e tij te Real Madridi, Cristiano Ronaldon, i cili pastaj e fauloi anësorin argjentinas.




























