Ish-futbollisti Franz Beckenbauer ka vdekur në moshën 78-vjeçare.

Lajmi është bërë i ditur nga familja e tij.

“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se bashkëshorti im dhe babai ynë, Franz Beckenbauer, ndërroi jetë të qetë në gjumë dje, të dielën, i rrethuar nga familja e tij. Ne kërkojmë që ju të jeni në gjendje të mbani zi në heshtje dhe të përmbaheni nga pyetjet”, thuhet në njoftim.

Beckenbauer ishte shpallur “Ambasador nderi” në vitin 2011 nga presidenti i atëhershëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, gjatë vizitës që ish-mbrojtësi gjerman ia kishte bërë Prishtinës.

Gjermania i thotë lamtumirë futbollistit më të madh gjerman. Kampion bote si lojtar në 1974 dhe si trajner në 1990.