Granit Xhaka dhe Bayer Leverkuseni kanë fituar ndeshje të çmendur në një të tetën e finales së Ligës së Evropës. Leverkuseni mposhti Qarabagun 3:2 të enjten mbrëma dhe ka avancuar në çerekfinale të garës.
Dramatike ishte ndeshja e parë mes Qarabagut dhe Leverkusenit që përfundoi 2:2 javën e kaluar.
Njësoj ishte edhe ndeshja kthyese e zhvilluar të enjten mbrëma në “BayArena” të Leverkusenit. Abdellah Zoubir në minutën e 58-të shënoi për 1:0. Me të kuq u përjashtua Elvin Cafarquliyev në minutën e 62-të. Por pesë minuta më vonë, Juninho e dyfishoi epërsinë e mysafirëve. Jeremie Frimpong në minutën e 72-të e nisi rikthimin e rezultatit me golin që e shënoi. Golat e fitores i shënoi Patrik Schik që u inkuadrua në minutën e 59-të. Ai realizoi në minutën e tretë dhe të shtatë të kohës shtesë.
Pas ndeshjes, Xhaka tha që mentaliteti i ekipit është faktori kryesor që po arrijnë të rikthejnë rezultate.
“Fakti që u kthyem dhe fituam 3-2 tregon edhe një herë moralin e kësaj skuadre,” tha më pas në mikrofonat e RTL, ylli i mesfushës, “Siç e kam thënë shpesh, mentaliteti këtu është i jashtëzakonshëm. Zakonisht, skuadrat që pranojnë gola ulin kokën dhe thojnë “ka mbaruar”.




























