Ylli i Juventusit Cristiano Ronaldo, i ka hedhur poshtë raportimet se ishte mjaft i zemëruar me faktin se ishte zëvendësuar dy herë te Juventusi javët e fundit.
Ronaldo ka zbuluar se ai nuk ka qenë 100 përqind i gatshëm për lojë.
Ish-sulmuesi i Real Madrid u zëvendësua për herë të parë nga Paulo Dybala në minutën e 82-të në një ndeshje të Ligës së Kampionëve më 6 nëntor.
Ronaldo dukej qartë i irrituar kur doli jashtë fushës, duke shkëmbyer fjalë me trajnerin Maurizio Sarri përpara se të kalonte në pankinë.
Katër ditë më vonë, portugezi u zëvendësua sërish nga Dybala, por këtë herë vetëm 10 minuta pasi nisi pjesa e dytë kundër Milanit.
34-vjeçari sërish u shpreh i nervozuar, madje doli nga stadiumi ende pa u kryer ndeshja.