Mbrojtësi uruguaian i Nacional, Juan Izquierdo ka vdekur në spital në moshën 27-vjeçare pesë ditë pasi u rrëzua gjatë udhëtimin të ekipit të tij në Sao Paulo në kuadër të Copa Libertadores.
Klubi uruguaian ka konfirmuar me anë të faqes zyrtare në rrjetet sociale se 27-vjeçari Izquierdo nuk ka arritur të mbijetojë pas sulmit në zemër.
“Me dhimbjen më të thellë në zemrat tona, ne jemi të tronditur nga vdekja e lojtarit të dashur Juan Izquierdo. I shprehim ngushëllimet tona familjes, miqve, kolegëve dhe njerëzve të tij të dashur. Nacional vajton një humbje të pariparueshme. Juan, do të jesh me ne përgjithmonë”, ka shkruar faqja zyrtare e Nacional.





























