Arsenali është mundur 2-0 në fushën e Bournemouth-it në javën e tetë të Premier Ligës.

Episodi që vendosi takimin ishte kartoni i kuq i parë në karrierë i marrë nga Saliba në minutën e 30 për një ndërhyrje si lojtar i fundit.

Bournemouth arriti të përfitonte nga superioriteti numerik në pjesën e dytë, duke zhbllokuar ndeshjen në minutën e 70 me Kristi duke e mbyllur atë në minutën e 79 me një penallti të Kluivert.

Lajmi tjetër i keq për Artetën është se Saliba do të humbasë ndeshjen kundër Liverpoolit fundjavën e ardhshme.

Një humbje që mund të kushtojë në garën për titull për Arsenalin, me rivalët që do kenë mundësi për të përfituar dhe dërguar hendekun në plus 4 pikë.