Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Fisnik Asllani, po kalon formë të mirë në Bundesliga 2.

Sulmuesi 22-vjeçar ka shënuar dy gola për Elversbergun, në ndeshjen të cilën po e fiton 3:2 ndaj Hamburgut.

Asllani shënoi për 1:1 në minutën e 40-të e më pas në të 53-n i dha epërsinë skuadrës së tij.

Është goli i gjashtë në këtë edicion për Asllanin krahas edhe tri asistimeve.

Ai është i huazuar nga Hoffenheimi.