Erik ten Hag, ish-trajneri i Manchester United, ka ndarë një letër prekëse për tifozët e klubit në mbarë botën, duke i falënderuar për mbështetjen e tyre të vazhdueshme dhe të palëkundur. Në letrën e tij, ten Hag shprehu mirënjohjen për përkrahjen që tifozët kanë treguar gjatë çdo ndeshjeje, qofshin ato të zhvilluara në Old Trafford apo jashtë fushe.
“Ata qëndruan gjithmonë pranë klubit, dhe atmosfera në Old Trafford ishte gjithmonë elektrizuese, falë tyre,” shkruan ten Hag, duke theksuar se zëri dhe entuziazmi i tifozëve të United janë ndjerë në çdo stadium, qoftë në Angli, Evropë apo gjatë tureve verore.
Ai kujtoi me nostalgji takimet me tifozët në vende të ndryshme të botës, të cilët, sipas tij, i dhanë një ndjenjë të fortë uniteti dhe frymëzimi. “Kjo është ajo që e bën mbështetësin e United kaq të veçantë,” theksoi ten Hag.
Në letrën e tij, ish-trajneri shprehu mirënjohje ndaj stafit të klubit për mbështetjen e tyre në kohë të mira dhe të vështira, duke përmendur edhe arritjen e fitimit të dy trofeve si një kujtim që do ta çmojë përgjithmonë.
Megjithëse ëndrra e tij për të shtuar më shumë trofe në kabinetin e United nuk u realizua, ten Hag uroi klubin dhe tifozët për suksese të ardhshme. “Mbështetja juaj dhe ngrohtësia që kam marrë nga të gjithë më ndihmuan të ndihem si në shtëpi,” përfundoi ai.
Kjo letër prekëse për tifozët e Manchester United përfaqëson një kapitull të veçantë në karrierën e ten Hag, i cili largohet nga klubi me mirënjohje dhe respekt për çdo mbështetës që qëndroi pranë tij.
“Një mesazh nga Erik ten Hag:
Të dashur tifozë,
Më lejoni të filloj duke ju falënderuar. Ju faleminderit që gjithmonë ishit aty për klubin. Pavarësisht nëse ishte një ndeshje larg apo një përballje e vështirë në Old Trafford, mbështetja juaj ka qenë e palëkundur. Atmosfera në Old Trafford ka qenë gjithmonë elektrizuese, falë jush. E kam ndjerë shumë herë. Edhe në ndeshjet jashtë fushe, na ka dhënë mua dhe ekipit një ndjesi të pabesueshme të dëgjojmë brohoritjet e United që pushtonin stadiumet e kundërshtarëve, qoftë në Angli, Evropë, apo gjatë tureve të verës.
Gjithmonë më ka pëlqyer të takoj tifozët e Manchester United në mbarë botën. Duke ecur në rrugë dhe duke pasur mundësinë të bisedoj me tifozët në Angli, Evropë, Azi, Australi, SHBA – ju më frymëzuat dhe rrezatoni një ndjenjë të fortë uniteti. Kjo është ajo që i bën mbështetësit e United kaq të veçantë.
Dua t’ju falënderoj që më dhatë këtë ndjenjë dhe për mbështetjen tuaj. Dua gjithashtu të falënderoj stafin në çdo departament të klubit për mbështetjen e tyre të palëkundur në kohë të mira dhe të këqija.
Fituesëm dy trofe – arritje që do t’i çmoj për pjesën tjetër të jetës sime. Sigurisht, ëndrra ime ishte të sillja më shumë trofe në kabinet. Fatkeqësisht, ajo ëndërr ka marrë fund.
Ju uroj të gjithë tifozëve të Manchester United vetëm sukses, trofe dhe lavdi. Mbështetja juaj dhe ngrohtësia që kam marrë nga të gjithë në klub më ndihmuan të ndihem si në shtëpi.
Faleminderit për këtë kapitull në jetën time.
Erik.”
/varkosova.com/





























