Portieri italian Gianluigi Donnarumma pritet t’i jap fund spekulimeve për të ardhmen e tij.

Sipas Corriere Della Sera, ai pritet të nënshkruajë kontratë të re me Milanin.

21-vjeçarit do t’i skadonte verën e ardhshme dhe do të ishte në dispozicion për një transferim të mundshëm, e që do të ishte falas.

Juventus, Paris Saint-Germain dhe Real Madrid ishin disa prej skuadrave të interesuara për blerjen e tij.

Javët e ardhshme pritet të nisin bisedimet ndërmjet agjentit Mino Raiola dhe Milanit.

Rosonerët shpresojnë të arrijnë një marrëveshje të re, në mënyrë që të mos largohet portieri.