James Rodriguez nuk pati hapësirë të luajë as në ndeshjen e parë të Real Madridit pas pushimit të detyruar gati tremujor, pavarësisht se tani lejohen pesë zëvendësime në skuadër brenda një takimi.
Trajneri Zinedine Zidane nuk e llogariti yllin kolumbian në pesë zëvendësimet që i kreu në pjesën e dytë.
Trajnerët tani lejohen t’i kryejnë deri në pesë zëvendësime për ndeshje, në mënyrë që ta menaxhojnë sa më mirë gjendjen fizike të lojtarëve.
James nuk ka qenë asnjëherë i parapëlqyer i Zidanit.