Skuadra e njohur gjermane që bën gara në Bundesliga, St. Pauli është larguar përfundimisht nga platforma X, ish-twitteri!

Ky largim i klubit gjerman nga kjo platformë ka të bëjë me politikën e Donald Trump dhe të Elon Musk, pronarit të X, shkruan Indeksonline.

“Pronari Elon Musk e ka kthyer dhomën e debatit në një përforcues urrejtjeje që mund të ndikojë edhe në fushatën zgjedhore të Bundestagut”.

“Përveç kësaj, pas fitores së Donald Trumpit, u njoftua se ai do e bënte Musk-in kreun e një agjencie që do të krijohet rishtazi”, shkruhet në njofitmin e klubit.

“Musk e kishte mbështetur aktivitetin e Trumpit gjatë fushatës zgjedhore. Mund të supozohet se X-i gjithashtu promovon përmbajtje autoritare, antinjerëzore dhe radikale të krahut të djathtë në fushatën zgjedhore të Bundestagut”, vazhdon shkrimi i klubit nga Bundesliga.