Kombëtarja e Kosovës nesër zhvillon ndeshjen e rëndësishme ndaj Rumanisë në UEFA Nations League.

“Dardanët” e Franco Foda-s para pak minutash kanë mbërritur në Bukuresht, ku nesër luajnë ndeshjen ndaj Rumanisë, shkruan Indeksonline

Kosova dhe Rumania janë përballur një herë gjatë këtij viti, dhe “Dardanët” kishin humbur në “Fadil Vokrri” me shifrat 3:0.

Kujtojmë që Kosova është në pozitën e dytë me 9 pikë, kurse Rumania në pozitën e parë me 12 pikë./Indeksonline/