Anglia ka shënuar një fitore bindëse 0:3 ndaj Greqisë në javën e pestë në ligën B në Ligën e Kombeve.
Pas humbjes befasuese 1:2 muajin e kaluar, Anglia iu “hakmor” grekëve duke fituar sonte, shkruan Gazeta Express.
Ollie Ëatkins kaloi Anglinë në epërsi në minutën e shtatë të ndeshjes.
Vlachodimos shënoi autogol në minutën e 78-të, kurse pesë minuta më vonë Jones e vulosi fatin e këtij takimi.
Me këtë fitore, Anglia merr primatin në grupin e dytë në ligën B me 12 pikë, aq sa ka edhe Greqia në vendin e dytë.