Austria luajti vetëm 1:1 me Slloveninë, të dielën mbrëma në Vjenë. Ky rezultat bëri që austriakët ta humbin garën për vendin e parë në Grupin 3 të Ligës B të Ligës së Kombeve.

Austria përfundon e dyta me 11 pikë dhe do të paraqitet në plejof. Grupin e fitoi Norvegjia me 13 pikë. Sllovenia përfundoi garimin në vendin e tretë me tetë pikë dhe mbetet në Ligën B.

Romano Schmid shënoi golin për austriakët në minutën e 27-të. Austria po shkonte drejt fitores, por Adam Gnezda Çerin e shënoi golin për sllovenët në minutën e 81-të. Shifrat më nuk ndryshuan.