Portieri Amir Saipi është larguar nga grumbullimi me Kombëtaren e Kosovës për shkak të gjendjen shëndetësore.

Zyra për media e FFK-së, ka njoftuar se portieri nuk ka qenë në gjendje të stërvitë sot me ekipin, ndërsa në vend të tij është ftuar Ilir Avdyli.

“Portieri i Kombëtares së Kosovës, Amir Saipi, është liruar nga grumbullimi për shkak të gjendjes shëndetësore dhe duke mos qenë në gjendje të vazhdojë përgatitjet me ekipin”.

“Për këtë arsye, portieri i KF Llapit, Ilir Avdyli, është ftuar për ta zëvendësuar dhe për të qenë pjesë e skuadrës për ndeshjen e nesërme kundër Lituanisë në kuadër të Ligës së Kombeve”.

“Saipi nuk ka marrë pjesë as në seancën e sotme stërvitore për shkak të gjendjes shëndetësore dhe pas konsultimit me stafin mjekësor është vendosur që të lirohet nga grumbullimi”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Amir Rrahmani dhe Lumbardh Dellova po ashtu do të mungojnë në ndeshje ndaj Lituanisë, por këta dy shkaku i kartonëve. /Telegrafi/