Aventura e Eriksenit te Manchester Unitedi, duket se po vjen drejt fundit.

Siç raporton Fabrizio Romano, danezi pritet të largohet pasi që nuk ka negociata për vazhdimin e kontratës së tij që i skadon në fund të këtij sezoni.

Mbetet të shihet se ku do të jetë aventura e ardhshme e danezit, pas rikthimit të tij të mrekullueshëm pas ngjarjes në Euron 2020, ku u rrëzua pas probleme që kishte me zemër.

Eriksen, kujtojmë se erdhi tek Unitedi në verën e vitit 2022 nga skuadra e Brentfordit si transfer i lirë ku ka bërë 85 paraqitje dhe ka shënuar 7 gola dhe 16 asistime në të gjitha garat./IndeksOnline/