Sulmuesi i Shqipërisë, Mirlind Daku, ka vazhduar me formën e mirë këtë edicion në kampionatin rus të futbollit.
Të shtunën, Daku shënoi gol në barazimin 2:2 të Rubin Kazanit ndaj CSKA Moskës. Kjo ndeshje i takoi xhiros së 17-të.
Dardan Shabanhaxhaj asistoi te goli i parë i Rubin Kazanit që e shënoi Daku në minutën e 43-të.
Daku luajti deri në minutën e 85-të kurse Shabanhaxhaj u paraqit deri në minutën e 68-të.
Për Dakun ky ishte goli i nëntë i shënuar krahas katër asistimeve në 17 ndeshje të luajtura. Për 23-vjeçarin Shabanxhaj ishte asistimi i dytë këtë edicion. Ka kontribuar edhe me dy gola.