Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, po qëndron për vizitë zyrtare në Bullgari.

I pari i FFK-së ka marrë pjesë në 100-vjetorin e themelimit të Federatës së Futbollit të Bullgarisë.

Ademi është takur me homelogun bullgar, Giorgi Ivanov.

“Sot pata kënaqësinë të jem në mesin e emrave të shumtë të futbollit evropian në ceremoninë e 100-vjetorit të themelimit të Federatës së Futbollit të Bullgarisë.

Gjatë këtij eventi të veçantë e përgëzova presidentin Georgi Ivanov për një shekull të federatës dhe për trashëgiminë e pasur të futbollit bullgar. I shpreha mirënjohjen time për ftesën dhe mikpritjen e ngrohtë.

Evente të tilla simbolizojnë lidhjen dhe bashkëpunimin e fuqishëm mes federatave tona dhe synimin e përbashkët për zhvillim të mëtutjeshëm të futbollit si sporti më i popullarizuar në botë.”, ka shkruar Ademi.

Ai gjatë ditës është takuar edhe me legjenen bullgare, Hristo Stoichkov, i cili është edhe fitues i Topit të Artë.