Atletico Madridi e ka mposhtur Sevillan në një ndeshje dramatike të dielën mbrëma.
Ndeshja u përmbyll me rezultat 4:3, e të parët në epërsi kaluan vendasit nëpërmjet Rodrigo de Paulit.
Sevilla u kthye në lojë dy minuta më pas. Në të 12-n realizoi Dodi Lukebakio, duke i barazuar shifrat, e Isaac Romero kaloi skuadrën në epërsi në minutën e 32-të.
Juanlu Sanchez shënoi në minutën e 57-të për Sevillan, por Antoine Griezmann ngushtoi rezultatin në të 62-tën për 3:2.
Shifrat i barazoi Samuel Lino në minutën e 80-të, por goli vendimtar për vendas erdhi në minutën e 94-të nga Griezmann
Atletico Madridi renditet i treti në tabelën e La Ligas me 35 pikë të tubuara, e Sevilla është e 12-a me 19 pikë.